Lidhje

Izrael, çdo vendim për sulme kundër Iranit nuk është pjesë e planeve të tanishme

  • Zëri Amerikës

Izrael, çdo vendim për sulme kundër Iranit nuk është pjesë e planeve të tanishme

Izrael, çdo vendim për sulme kundër Iranit nuk është pjesë e planeve të tanishme

Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak tha se çdo vendim për sulme parandaluese të Izraelit mbi programin bërthamor të Iranit nuk bën pjesë në planet e vendit të tij.

Zoti Barak foli sot, një ditë para vizitës në Izrael të Komandantit të Shtatëmadhërisë amerikane Martin Dempsey, gjatë të cilës pritet të diskutohen çështje të sigurisë, përfshi shqetësimet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit se Irani po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore. Irani thotë se ambicjet e tij bërthamore janë paqësore.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nuk e kanë përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake për të ndalur ndërtimin e bombës bërthamore nga Irani. Por zyrtarët e Shteteve të Bashkuara i kanë kërkuar publikisht Izraelit që të mos ndërmarrë hapa të njëanëshme dhe të japë më tepër kohë që trysnia diplomatike dhe sanksionet ndaj Iranit të kenë efekte.

XS
SM
MD
LG