Lidhje

Sulme të reja të ushtrisë turke ndaj kryengritësve kurdë


Sulme të reja të ushtrisë turke ndaj kryengritësve kurdë

Ushtria turke thotë se avionët e saj kanë bombarduar objekte që dyshohen si baza të kryengritësve kurdë në Irakun verior, në natën e tretë radhazi të operacioneve sulmues.

Ushtria tha sot se kishte goditur 85 objekte të tjera me zjarr artilerie.

Operacioni turk pason shkallëzimin e sulmeve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit kundër ushtrisë turke.

Ankaraja ndërmori të mërkurën sulme ajrore pasi operatorët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit i zunë pritë një autokolone ushtarake në Turqi duke vrarë të paktën 8 ushtarë turq pranë kufirit me Irakun.

Turqia është betuar për një përshkallëzim të përgjigjes ndaj këtij rrjeti. Kryeministri turk Reçep Taip Erdogan tha këtë javë se Ankarasë po i shteron durimi ndaj kryengritësve që kanë zhvilluar luftë për pavarësi të rajoneve kurde që nga viti 1984.

XS
SM
MD
LG