Lidhje

Sulmet ajrore të Natos trondisin qytetin Bani Valid të Libisë

  • Zëri Amerikës

Sulmet ajrore të Natos trondisin qytetin Bani Valid të Libisë

Sulmet ajrore të Natos trondisin qytetin Bani Valid të Libisë

Sulmet ajrore të Natos tronditën qytetin Bani Valid në Libi, një nga qëndresat e fundit të përkrahësve të Moamar Gadafit.

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan sot pas kalimit të zhurmshëm të avionëve. Ndërkohë një korrespondente e Zërit të Amerikës pranë qytetit tha se luftëtarët e qeverisë kalimtare po shkojnë në çdo shtëpi në përpjekje për të hequr snajperat. Ajo tha se zjarri i artilerisë së rëndë mund të dëgjohet nga vendi i ngjarjes.

Luftëtarët e Këshillit Kombëtar Kalimtar përparuan dje në qytet – një ditë përpara afatit të caktuar për përkrahësit e Moamar Gadafit që të dorëzohen. Këshilli tha se luftëtarët e tij përparuan pasi u sulmuan me raketa nga besnikët e Gadafit.

Qeveria kalimtare tha se të paktën tre luftëtarë të saj u vranë në përleshje. Luftëtarët e Këshillit po luftojnë gjithashtu në Sirte, qyteti i lindjes së Moamar Gadafit.

XS
SM
MD
LG