Lidhje

Sulmet vetvrasëse shkaktojnë 24 viktima në Afganistan


Sulmet vetvrasëse shkaktojnë 24 viktima në Afganistan
Sulmet vetvrasëse shkaktojnë 24 viktima në Afganistan

Tre autorë sulmesh vetëvrasëse me bombë kanë sulmuar një kompani ndërtimi në Afganistanin Lindor, duke vrarë 24 persona dhe duke plagosur më tepër se 50 të tjerë.

Ministria afgane e Brendshme thotë se sulmi ndodhi mbrëmë në distriktin Barmal të provincës Paktika. Autorët e sulmit qëlluan me armë rojen e sigurisë, hynë në kompleksin e kompanisë dhe aktivizuan një kamion të mbushur me eksplozivë. Një zëdhënës provincial tha se shpërthimi vrau punonjës civilë që ishin duke punuar.

Përgjegjësinë për sulmin e morën talebanët, të cilët thanë se objekt i sulmit të tyre kishte qenë një bazë ushtarake. Sulmin e dënuan si Presidenti afgan Hamid Karzai, edhe forcat nën e drejtimin e NATO-s në Afganistan.

XS
SM
MD
LG