Lidhje

Sulmi ajror izraelit vret një ushtar sirian


Izraeli ndërmori sulme ajrore kundër pozicioneve ushtarake siriane në Lartësitë Golan duke vrarë një ushtar dhe plagosur shtatë të tjerë në përshkallëzimin më serioz mes të dy vendeve që kur filloi lufta civile në Siri tre vjet më parë.

Ushtria e Sirisë i konfirmoi viktimat nga sulmet që vijnë në përgjigje të një sulmi të martën mbi forcat izraelite përgjatë kufirit izraelito-sirian në Golan.

Të dyja palët lëshuan paralajmërime pas incidenteve.

Zyrtarët ushtarakë izraelitë thanë se objektivat të mërkurën përfshinin një kompleks të stërvitjes së ushtrisë, selinë ushtarake dhe bateritë e artilerisë që kishin "ndihmuar dhe mbështetur" sulmin ndaj një patrulle të ushtrisë izraelite.

Sulmi me bombë ishte i treti incident përgjatë kufirit verior të Izraelit në më pak se dy javë dhe i pari që shkaktoi viktima nga radhët e Izraelit. Katër ushtarë u plagosën, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG