Lidhje

Sulmi i NATO-s dhe marrëdhëniet SHBA-Pakistan


Sulmi i NATO-s dhe marrëdhëniet SHBA-Pakistan
Sulmi i NATO-s dhe marrëdhëniet SHBA-Pakistan

Zyrtarët afganë thonë se forcat e NATOs dhe ato afgane që partullojnë pranë kufirit me Pakistanin u gjetën nën zjarrin e armëve para se të kërkonin ndërhyrjen ajrore të NATOs që la të vrarë 24 ushtarë pakistanezë të shtunën.

Deklaratat e djeshme të zyrtarëve të paidentifikuar kontradiktuan pretendimet e Islamabadit se sulmi ndaj dy bazave të ushtrisë pakistaneze ishte i paprovokuar.

Zyrtarët e NATOs dhe ata amerikanë u përgjegjën me shpejtësi në përpjekje për të minimizuar pasojat diplomatike të sulmit. Shefi i NATOs Anders Fogh Rasmusen premtoi dje një hetim të plotë për vdekjet jo të qëllimshme tragjike.

Rasmusen i tha Kryeministrit të Pakistanit Jusuf Raza Gilani se vdekjet e trupave pakistaneze ishin “të papranueshme dhe të dhimbshme”.

Më herët dje, ministrja e Jashtme e Pakistanit Hina Rabani Khar i tha sekretares amerikane të Shtetit Hillari Clinton se sulmi ajror ishte i papranueshëm dhe se demonstronte mungesë të theksuar respekti për jetën njerëzore. Sekretarja Klinton iu përgjegj se ishte tepër e dëshpëruar për çfarë ndodhi dhe premtoi të bashkëpunojë me Pakistanin për këtë çështje.

Pakistani ka reaguar ashpër ndaj sulmeve ajrore duke ndërprerë të gjitha linjat e furnizimit të NATOs në Afganistan që kalojnë nëpër teritorin e tij dhe u ka dhënë urdhër Shteteve të Bashkuara të largohen nga një bazë ajrore në provincën jugperëndimore të Beluçistanit brenda 15 ditësh.

Reagimet lidhur me sulmin e NATOs që la të vrarë 24 ushtarë pakistanezë dhe pasojat për të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Pakistan kanë qënë të ndryshme nga dy senatorë me influencë amerikanë. Republikani numër dy në Senat, Jon Kil nga Arizona tha se Pakistani mbetet një partner kritik në luftën e Amrkiës kundër terrorizmit.

"Është me shumë rëndësi të mbajmë marrëdhëniet për një kohë të gjatë”.

Senatori Kil e bëri këtë deklaratë në programin televiziv amerikan Fox News Sunday. Pakistani iu përgjegj menjëherë goditjes së të shtunës në pjesën veriperëndimore të vendit, duke mbylluar linjat e furnizimit të NATO-s për Afganistanin fqinjë dhe u dha urdhër Shteteve të Bashkuara të largohen nga një bazë ajrore e Pakistanit brenda 15 ditësh. Senatori Kil tha se linjat e komunikimit duhet patjetër të qendrojnë të hapura mes Uashingtont dhe Islamabadit.

"Duhen bërë mjaft lëvizje diplomatike. Kjo duhet të jetë diplomaci e fortë në kuptimin se ata duhet ta dinë se mbështetja jonë financiare për ta varet në bashkëpunimi i tyre me ne. Por kjo nuk është një situatë që mund të presësh gjithë ndihmën, sepse ne kemi nevojë për mbështetjen e tyre në rajon”.

Po ashtu në kanalin televiziv Fox u paraqit edhe Senatori numër dy demokrat, Riçard Dërbin nga Illinoi. Dërbin argumentoi se është lufta 10-vjeçare e Amerikës në Afganistan që i ka lidhur Shtetet e Bashkara me Pakistanin.

"Sado e vështirë që është për të gjetur mënyra diplomatike në këtë situatë, mungesës së kompetencës dhe ndosha korrupsionit në Afganistan dhe në disa pjesë të Pakistanit, ushtarët tanë ndodhen në mes të kësaj vorbulle në një kohë kur ata po përpiqen të sjellin paqen në rajon. Mendoj se ky është një argument i mjaftueshëm që na bën të shkojmë drejt ditës kur ushtarët tanë të kthehen në atdhe”.

Një nga kandidatët republikanë për president shprehu një pikpamje tjetër. Ish guvernatori i shtetit Jutah, Jon Hantsman, tha se Shtetet e Bashkaura duhet të jenë të përgatitura për të gjetur një partner të ri strategjik në Azinë Jugore.

"Unë e shikoj qartë se çfarë lloj marrëdhënie është kjo mes Shteteve të Bashkaura dhe Pakistanit, kjo është një lloj transaksioni. Mendoj se kërkesat tona duket se janë shumë të pakta lidhur me këtë marrëdhënie. Ne kemi menduar se mund të nxirrnin më shumë nga kjo marëdhënie, por koha na ka provuar përsëri gabim”.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s i kanë shprehur ngushëllimet Pakistanit për sulmin ajror.

XS
SM
MD
LG