Lidhje

Sulmi në Belgjikë; Policia zbulon trupin e një gruaje


Sulmi në Belgjikë; Policia zbulon trupin e një gruaje
Sulmi në Belgjikë; Policia zbulon trupin e një gruaje

Policia belge thotë se gjeti trupin e një gruaje në shtëpinë e personit që kreu sulmin dje në qytetin lindor Lizh.

Autoritetet thonë se zbuluan kufomën sot, ndërsa banorët e qytetit shprehën tronditjen për sulmin e djeshëm vdekjeprurës.

Ndërkohë një prokuror e uli numrin e viktimave, duke konfirmuar sot dy të vdekur nga katër që u tha dje. Pesë të tjerë mbeten në gjendje të rëndë në spital. Dje Nordine Amrani hodhi granata dore dhe hapi zjarr me një pushkë në një zonë shumë të frekuentuar në Lizh. Mes të vrarëve ishte një djalë adoleshent. Një fëmijë më pak se dy vjeç vdiq ndërsa po kurohej nga plagët. Policia thotë se Amrani kreu vetëvrasje pasi hapi zjarr ndaj turmës. Policia nuk ka shpjeguar motivet e mundshme për sulmin, por ai ishte thirrur të paraqitej në polici në mëngjesin e sulmit.

XS
SM
MD
LG