Lidhje

Sulmohet një autobus i linjë Athinë-Sarandë

  • Rudina Dervishi

Sulmohet një autobus i linjë Athinë-Sarandë

Sulmohet një autobus i linjë Athinë-Sarandë

Një autobuz shqiptar i linjës ndërkombëtare Athinë-Sarandë u sulmua pas mesnatës së kaluar me bomba molotov nga disa persona të paidentifikuar nga policia greke.

Ngjarja sipas policisë greke ndodhi rreth 60 km larg qytetit bregdetar të Patrës. Si pasojë e sulmit nuk pati të plagosur pasi autobuzi ishte në kthimin në Shqipëri dhe nuk kishte udhëtarë. Autobuzi ka pësuar dëmtime thanë përfaqësuesit e kompanisë së udhëtimeve “Saranda Travel”. Policia greke po heton shkaqet e sulmit .

Nga hetimet paraprake, sipas mediave greke, dyshohet se sulmi ka ardhur nga një grup tifozësh që mendonin se autobuzi i përkiste një skuadre futbolli nga Korfuzi që një ditë më parë kishte luajtur me ekipin e Patras. Edhe pas ndeshjes, sipas medjave greke, tifozët e dy skuadravë kishin krijuar tensione.

Incidenti është përcjellë me vemendje si në Shqipëri edhe në Greqi pasi aktualisht disa dhjetëra autobuzë të mbushur me emigrantë shqiptarë udhetojnë drejt qyteteve kryesore greke. Pak kohë më parë një tjetër autobus shqiptar ishte sulmuar nga persona të armatosur në një zonë në veri të Greqisë.

XS
SM
MD
LG