Lidhje

Sulmohet parlamenti i Libisë


Persona të armatosur sulmuan sot parlamentin e Libisë duke hapur zjarr dhe duke bërë që ligjvënësit të pezullonin një votim për kryeministrin e ri të vendit.

Zyrtarët libianë thonë se njerëz të armatosur hynë në ndërtesën e Kongresit të Përgjithshëm Kombëtar të Libisë në Tripoli duke qëlluar në ajër.

Agjencia e lajmeve Reuters njofton se disa persona u plagosën prej të shtënave. Agjencia citon një zëdhënës parlamentar, Omar Hmeidan, të ketë thënë se personat e armatosur ishin të lidhur me një nga kandidatët e tjerë për kryeministër.

Votimi kryej për të zëvendësuar zotin Abdullah al-Thani, i cili dha dorëheqjen më parë gjatë këtij muaji.

Raundi i dytë i votimit, që u ndërpre, ishte mes dy kandidatëve: biznesmenit Ahmed Matiq dhe zotit Omar al-Hassi, një profesor i shkencave politike.
XS
SM
MD
LG