Lidhje

Kampet verore, mjet edukimi profesional


Ndërsa popullsia amerikane moshohet, krijohet edhe një nevojë në rritje për punonjës të shëndetësisë. Një program në Warrenton, Virxhinia, po u jep adoleshentëve të cilët janë të interesuar në mjekësi njohuri dhe aftësi të reja për një karrierë të mundshme në këtë fushë.

Këta nxënës nuk kanë mbaruar ende shkollën e mesme. Por ata janë duke mësuar aftësitë që profesionistët përdorin çdo ditë në spital:

"Ajo që do të mësoni është se si të bëni qepjen e një plage në trup."

Infermjerja Wendy Greenwood thotë se këto gjëra ajo i ka mësuar vetëm gjatë punës në spital.

Wendy Greenwood është infermiere e regjistruar në spitalin Fauquier. Ajo e hapi këtë kamp veror mjekësor 5 vjet më parë, duke shpresuar për të frymëzuar të rinjtë për të hyrë në fushën e kujdesit shëndetësor.

"Ne menduam se cilat janë gjërave tërheqëse për këta adoleshentë"..

Qepja është diçka tërheqëse. Studentët përdorin këmbët derri për të praktikuar, por instrumentet janë ato që përdoren rregullisht në sallën e operacionit.

Të gjithë këta adoleshencë, duke përfshirë Xing Zhang, praktikuan qepjen në kampin e vitit të kaluar.

"Ky vit është pak më i avancuar dhe kemi mësuar se si të qepim një plagë me kapsa."

Ata mësuan gjëra të tjera të reja, si për të vendosur gjymtyrët e thyera në allçi ose duke bërë operacione të imta, gjithmonë duke përdorur organe kafshësh.

Shreyas Garga thotë se kampi i vitit të kaluar e ka ndihmuar atë të përqëndrohet në të ardhmen e tij.

"Vitin e kaluar, mësova bazat e qepjes, dhe nga këto njohuri më lindi dëshira që në të ardhmen të bëhem kirurg".

Shumë prej të rinjëve hyjnë në program me idenë për t'u bërë mjek apo infermierë, por ata të mësojnë edhe rreth karrierava të tjera.

Ndihmës kirurgu Thomas Cobert përdor instrumentet e njëjta mjekësore si një kirurg.

"Në thelb unë zë vendin e një kirurgu nëse kirurgu mungon, herë të tjera unë e ndihmoj atë gjatë operacionit."

Para se të bënte këtë punë, Thomas Cobert ishte një teknik kirugjie, që furnizonte sallën e operimit me pajisje e instrumente të nevojëshme.

"Nëse këto gjëra unë do t'i kisha mpsuar që në shkollë të mesme, tani unë do të kisha qenë plotësisht kirurg dhe jo ndihmës."

Shpresa është se këta adoleshentë jo vetëm që do të hyjnë në fushën e kujdesit shëndetësor, por edhe do të punojnë në spitalin Fauquier. Emily Kacsmar u kthye në këtë spital si infermiere. Ajo thotë se programi ka qenë i dobishëm.

"Ky program është gjë e mirë, nëse dëshironi që në të ardhmen të punoni në fushën e kujdesit mjekësor."

Edhe pse është shumë shpejt të flitet për ndikimin e tij, programi është zgjeruar nga 1 klasë në vitin e parë, në 5 klasa këtë verë.
XS
SM
MD
LG