Lidhje

Lojërat Olimpike Verore 2020


Komiteti Olimpik Ndërkombëtar është pranë marrjes së vendimit për qytetin mikpritës të Lojrave Olimpike Verore 2020. Komiteti është takuar gjatë gjithë javës në Buenos Aires, të Argjentinës.

Tre qytetet konkurruese janë Tokio, Stambolli dhe Madridi. Tokio konsiderohet si qyteti favorit, megjithëse Japonisë i është dashur të zbusë shqetësimet rreth rrjedhjes radioaktive nga një uzinë bërthamore në Fukushima.

Dje, Madridi solli dy herë medalistin e argjentë dhe lojtarin e basketbollit me ekipi amerikann Lakers, Pau Gasol, në kuadër të përpjekjeve për t’u zgjedhur si qyteti mikpritës.

Në përpjekjet e tij për t’u zgjedhur, Madridi është përpjekur të shmangë pyetjet rreth nivelit prej 27 përqind të papunësisë dhe ekonomisë spanjolle në vështirësi.

Kandidatura e Stambollit është e pasigurtë për shkak të situatës politike në vend.
XS
SM
MD
LG