Lidhje

Udhëheqësit ushtarakë egjiptianë refuzojnë dorëheqjen


Udhëheqësit ushtarakë egjiptianë refuzojnë dorëheqjen
Udhëheqësit ushtarakë egjiptianë refuzojnë dorëheqjen

Udhëheqësit ushtarakë në Egjipt refuzuan kërkesën e protestuesve për të dhënë menjëherë dorëheqjen duke thënë se kjo do të ishte tradhëti ndaj besimit të popullit.

Udhëheqësit e Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura e njoftuan vendimin sot gjatë një konference shtypi. Ata kërkuan gjithashtu ndjesë për vdekjen e të paktën 35 personave në një seri përleshjesh këtë javë mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë.

Sheshi Tahrir i Kajros u bë një arenë përleshjesh mes policisë dhe protestuesve që bëjnë thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të regjimit ushtarak.

XS
SM
MD
LG