Lidhje

Fitore politike e Presidentit Obama


Sot Gjykata e Shteteve të Bashkuara vendosi të mbajë në fuqi programin shumë të debatuar të kujdesit shëndetësor të propozuar nga Presidenti Obama, duke i dhënë atij fitoren ndaj kundërshtarëve politikë. Presidenti e pati cilësuar programin një përparësi të politikave të tij të brendshme. Kritikët e kanë etiketuar atë si një program të natyrës socialiste.

Duke hedhur poshtë vendimin e një gjykate më të ulët që e kishte kundërshtuar të ashtuquajturin Obamacare, Gjykata e Lartë votoi 6 me 3 në favor të administartës Obama, për t’i dhënë subvencione federale shteteve, që t’i ndihmojnë banorët e tyre të blejnë sigurime shëndetësore.

Para Gjykatës së Lartë ishin mbledhur një grup njerëzish, të cilët e pritën me duartrokitje shpalljen e vendimit.

XS
SM
MD
LG