Lidhje

Çështja e anëtarit të ri të Gjykatës së Lartë


Presidenti Barack Obama thotë se anëtari i Gjykatës së Lartë i emëruar prej tij do të jetë një person i cili e kupton mirë misionin e Gjykatës, si një intitucion, vendimet e të cilit ndikojnë tek jeta e përditshme e amerikanëve.

Presidenti shkruante për këtë çështje në faqen e Internetit SCOTUSblog, por pa dhënë ndonjë sinjal se kur ka në plan ta bëjë të njohur zgjedhjen e tij për personin që do t’i zerë vendin gjykatësit Antonin Scalia, i cili vdiq disa ditë më parë. Presidenti tha se do ta njoftonte kandidaturën e tij në javët e ardhshme.

Udhëheqësit republikanë të Senatit thonë se nuk do ta pranojnë zgjedhjen e Presidentit Obama, duke mos mbajtur seanca tradicionale me pyetje-përgjigje, ose votimi lidhur me të emëruarin e presidentit.

Ligjvënësit republikanë kanë thënë se do t’ia lenë zgjedhjen e gjykatësit të ri me detyrë të përjetshme, presidentit të ri, cilido qoftë ai, i cili e fillon mandatin janarin e ardhshëm.

Presidenti Obama tha se e kupton se republikanët po i japin ngjyra politike çështjes së emërimit të anëtarit të ri të Gjykatës së Lartë.

Kandidati i emëruar nga Presidenti Obama, në se miratohet nga Senati, mund të prekë balancën ideologjike të gjykatës me 9 anëtarë deri në vdekjen e gjykatësit Scalia, ku 5 ishin gjykatës me pikëpamje konservatoer dhe 4 me pikëpamje liberale.

XS
SM
MD
LG