Lidhje

Një gjykatë suedeze urdhëron arrestimin e themeluesit të kompanisë WikiLeaks

  • Zëri Amerikës

Një gjykatë suedeze urdhëron arrestimin e themeluesit të kompanisë WikiLeaks

Një gjykatë suedeze urdhëron arrestimin e themeluesit të kompanisë WikiLeaks

Një gjykatë suedeze urdhëroi arrestimin e themeluesit të kompanisë WikiLeaks, Julian Assange nën akuzat për përdhunim dhe ngacmim seksual.

Prokurorët suedezë do të kërkojnë gjithashtu lëshimin e një urdhër arresti ndërkombëtar për Assanxhin, i cili udhëton në shumë vende.

39 vjeçari Julian Assange i ka mohuar akuzat që bazohen në lidhjet e tij me dy gra në muajin gusht. Ai tha se akuzat janë pjesë e një fushate për ta diskretituar atë.

Në një deklaratë sot këshilltari i tij, Mark Stephens tha se të dy gratë kanë deklaruar se kanë patur marrëdhënie konsensuale me zotin Assange. Stephens tha gjithashtu se kjo histori i ka kushtuar organizatës dëme të pariparueshme.

XS
SM
MD
LG