Lidhje

Grupi suedez Abba i shtohet Hollit të Famës në muzinën Rock and Roll


Grupi suedez Abba i shtohet Hollit të Famës në muzinën Rock and Roll
Grupi suedez Abba i shtohet Hollit të Famës në muzinën Rock and Roll

“Ndoshta është sepse unë jam një londinez nga Irlanda” është titulli i këngës së fundit të grupit muzikor The Biblecode Sundays. Kjo këngë është një himn për ditën e Shën Patrikut që ishte në 17 mars, ditë kur e gjithë bota vendos një shenjë jeshile për nder të irlandezëve, dhe festës së tyre tradicionale. Këngëtari i gruput Ronan Macmanus thotë:

“Shumica jonë janë nga Londra, por ne jemi një grup londinezo irlanedez, çka do të thotë nuk jemi tërësisht britanikë, por jo dhe krejtësisht irlandezë. Dhe kjo gjë duhet të na japë një ndjenjë krenarie.”

Pritet që grupit t’i bashkangjitet një emër i njohur i muzikës irlandeze, Shane MacGowan.

Kënga ka dalë në tregun britanik që në fillim të javës.

Abba, Xhenesis dhe The Hollies u nderuan me vendosjen e emerit të tyre në Hollin e famës të muzikës rrok and roll. Grupi Xhenesis u prezantua nga trioja Anastasio, e cila interpretoi disa prej këngëve të tyre më të spikatura. Mes të pranishmëve mungonte Peter Gabriel, këngëtari i grupit.

“Ka 30 vjet që ai nuk është në sallën e famës. Ndaj e dimë se çdo të thotë mungesa e tij” tha këngëtari Phil Collins.

Për prezantimin e emrave të tjerë fitues, ishin Jimmy Cliff, Iggy Pop dhe the Stooges.

Gjithashtu mes emrave të vlerësuar dje ishte edhe grupi ABBA. Ndonëse fama e tyre në SHBA nuk ka qenë asnjëherë aq e madhe sa në Europë, përsëri disqet e tyre janë shitur dhe në kontinentin amerikan.

Përfaqësues të tyre në ceremoni ishin Benny Anderson dhe Frida Lyngstad.

“Kemi menduar se ndoshta mund ta merrnin edhe më parë këtë çmim. Por jemi të mërzitur që Madona e ka marrë përpara nesh” tha ai.

Holli dhe muzeu i famës për muzikën Rock and Roll është në Cleveland.

Ndonëse emrin e tij mund të mos ta njihni, muzikën e tij e keni dëgjuar. Bëhet fjalë për David Guetta, DJ dhe kompozitori i shumë grupeve të njohura. Një prej producentëve më të mirë për momentin në biznesin muzikor, David Guetta thotë:

“Pasioni im është të jem DJ. Është e papritur për mua që jam producent sepse unë kam bërë gjithmonë miksimin e muzikës apo editime të veçanta, por nuk e kisha menduar që muzika ime do të godiste aq shumë si në rastin e këngës “I gotta feeling” të Black Eyed Peas, që u rendit si regjistrimi më i mirë i 10 viteve.”

Një tjetër hit i David Guettës është edhe kënga me Kelly Rowland ” When love takes over”, e cila është renditur ndër këngët më të suksesshme.

Më pas, një tjetër bashkëpunim i sukseshëm është me artistin Akon. Ndërsa shumë artistë luftojnë për të dalë nga harresa dhe rutina e biznesit muzikor, duket se për 42 vjeçarin David Guetta, është e kundërta. Tashmë ai është në kulmin e suksesit të tij si artist. (ze)

XS
SM
MD
LG