Lidhje

Zvicër, arrestohen dy të dyshuar si terroristë


Zyrtarët në Zvicër konfirmuan arrestimin e dy personave me origjinë siriane, në kuadrin e një hetimi për kërcënim terrorist.

Përmes një deklarate, Prokurori i Përgjithshëm i Zvicrës tha se të premten në Gjenevë u arrestuan dy persona të dyshuar për sigurimin, fshehjen dhe transportimin e gazeve toksike dhe shpërthyese. Në deklaratë thuhej se kanë filluar procedurat kriminale kundër dy personave, bazuar tek një ligj që ndalon grupet terroriste si al-Qaida dhe Shteti Islamik.

Gjurmët e lëndëve eksplozive u gjetën tek makina e të dyshuarve në kohën e arestimit të tyre, sipas njoftimit të medias zvicerane.

XS
SM
MD
LG