Lidhje

Rio: Plaçkiten notarët olimpikë amerikanë


Katër notarë amerikane në Lojrat Olimpike u plaçkitën të kërcënuar me armë zjarri nga hajdutë që ishin paraqitur si oficerë policie që ndaluan taksinë e tyre dhe i morën atyre paratë dhe sendet e tjera personale të dielën në Rio de Zhaneiro.

Në incidentin e fundit të sigurisë në lojrat e Rios, notari Ryan Lochte i tha televizionit NBC se një nga hajdutët i kishte vënë pistoletën në ballë para se t’i merrte portofolin. Askush nuk u plagos.

Later Sunday, fellow American swimmers Ryan Murphy and Nathan Adrian expressed relief their teammates were safe:

Lochte dhe pjesëtarët e tjerë të ekipit po ktheheshin në fshatin olimpik me taksi pasi kishin dalë në një zone luksoze të qytetit.

Hajdutët morën para dhe karta krediti por mes sendeve të grabituta nuk ishte asnjë medalje olimpike.

Notarët e tjerë ishin Gunnar Bentz, Jack Conger dhe Jimmy Feigen.

XS
SM
MD
LG