Lidhje

Përfundon kriza e pengjeve në Australi


Policia ndërhyri në lokalin në Sidnei, duke i dhënë fund krizës një ditore të pengjeve.

Policia e Austrialisë ndërhyri në lokalin në Sidnei, duke i dhënë fund krizës një ditore të pengjeve.

Forcat speciale hynë në kafenenë Lindt Chocolat, që ndodhet në qendër të distriktit financiar të qytetit, në orët e para të së martës, sipas kohës lokale.

Sipas pamjeve filmike të transmetuara drejtpërdrejtë pati të shtëna dhe më pas u panë disa njerëz që u transportuan tek sheshi Martin.

Disa individë u transportuan me barrela dhe punonjës të shëndetësisë u panë duke ndihmuar një pjesë të tyre. Ka njoftime të pakonfirmuara për viktima.

Autoritetet thonë se personi që kapi një numër të paditur pengjesh në kafene është një imigrant iranian me emrin Man Haron Monis.

XS
SM
MD
LG