Lidhje

Vrasje të reja në Siri


I dërguari Annan bëri thirrje për intensifikimin e presionin ndaj qeverisë siriane në një takim me Sekretaren Clinton në Uashington.

Aktivistët sirianë thonë se dhuna shkaktoi vdekjen e 17 vetëve sot në gjithë vendin, ndërsa i dërguari i posaçëm ndërkombëtar Kofi Annan bëri thirrje për të intensifikuar presionin ndaj qeverisë siriane në një takim me Sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton në Uashington.

Duke folur në krah të zonjës Clinton me një ton të indinjuar, zoti Annan tha se të dy diplomatët do të diskutonin për rrugët sesi ta vinin në lëvizje planin e tij të paqes që ka ngecur. Plani i negociuar prej tij nuk ka arritur t’i frenojë sulmet e qeverisë siriane dhe përleshjet me rebelët e opozitës që kanë shkaktuar vdekjen e qindra vetëve.

Zonja Clinton tha se së bashku me zotin Annan do të përpiqeshin të gjenin mënyra për ta bërë qeverinë siriane të merrte parasysh planin e zotin Annan.

Bisedimet bëhen ndërsa kreu i organizatës Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut i tha sot Zërit të Amerikës e një shpërthim para një stacioni policie në qytetin veriperëndimor të Idlibit shkaktoi vdekjen e dy pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe tre civilëve. Një tjetër shpërthim në rrethinat e Damaskut shkaktoi vdekjen e dy anëtarëve të tjerë të forcave të sigurisë.
XS
SM
MD
LG