Lidhje

Reagime pas marrëveshjes për Sirinë


Qeveria siriane e pranoi marrëveshjen e armëpushimit, e cila u arrit me ndërmjetësimin e SHBA dhe Rusisë, sipas njoftimit të agjencisë shtetërore të lajmeve, SANA.

“Në Alepo do të ndalojnë luftimet për arsye humanitare”, - njoftonte agjencia.

Megjithatë, ka patur njoftime se avionët luftarakë të qeverisë të shtunën kanë bombarduar rajonet nën kontrollin e forcave rebele, ndërsa kryengritësit kanë hedhur bomba në drejtim të lagjeve nën kontrollin e qeverisë, duke lënë dhjetra të vrarë dhe të plagosur, vetëm disa orë pasi u arrit marrëveshja që synon t’i jepet fund dhunës në vend.

Më parë, Turqia dhe një grup i rëndësishëm i opozitës siriane u zotuan se do ta mbështesin marrëveshjen e armëpushimit, sipas së cilës duke filluar nga e hëna, do të fillojë hyrja e ndihmave të shumta humanitare në Siri, shprehu mbështetje për marrëveshjen e arritur në Gjenevë, si prelud për një zgjidhje politike afatgjatë, për t’i dhënë fund konfliktit 5 vjeçar.

Forca e opozitës siriane e mirëpritën marrëveshjen, por shprehën skepticizëm për vazhdimin e funksionimit të saj, duke shtuar se Rusia dhe ushtria siriane nuk e respektuan një marrëveshje të mëparshme.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG