Lidhje

Siri: forcat qeveritare përparojnë në Alepo


Forcat qeveritare siriane, me mbështetjen e aleates së tyre, Rusisë, të hënën përparuan në qytetin e Alepos, pasi kryen sulme intensive në rajonet nën kontrollin e rebelëve.

Të shoqëruar nga kritikat ndërkombëtare, forcat qeveritare e forcuan ofensivën për rimarrjen e kontrollit të lagjeve lindore të qytetit.

Grupi “Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut” njoftoi se qeveria mori kontrollin e disktriktit verilindor; ky ishte përparimi më i rëndësishëm deri tani i regjimit sirian gjatë konfliktit.

E hëna ishte dita e shtatë e sulmeve ajrore të avionëve qeveritarë, duke i lënë banorët thuajse pa asnjë lloj mundësie për trajtim mjekësor, pasi shumë spitale u goditën.

Në kushtet kur nuk ka asnjë spital që funksionon në qytetin e rrethuar, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mbi 250,000 njerëz kanë nevojë për kujdes shëndetësor nga trauma që po kalojnë, si dhe për ndërhyrje kirurgjikale.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG