Lidhje

Shkallëzohen sulmet në Aleppo


Organizata Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se në luftimet e sotme janë vrarë të paktën 12 vetë, mes tyre 10 ushtarë

Në Siri, forcat e sigurisë i kanë shkallëzuar më tej sulmet ndaj pozicioneve të kryengritësve në Aleppo, qyteti më i madh dhe kryeqendra tregtare e vendit. Aktivistët me bazë në Aleppo thanë se helikopterët përdorën mitralozë të rëndë kundër kryengritësve brenda dhe në rrethinat e qytetit, që janë nën kontrollin e kryengritësve.

Organizata Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se në luftimet e sotme në Aleppo janë vrarë të paktën 29 vetë, ndërsa në shkallë vendi ka patur të paktën 90 të vrarë. Media pro-qeveritare ka paralajmëruar se po përgatitet një ofensivë të madhe për qytetin e Aleppos.

Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësime për një masakër të pritshme në Aleppo, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO dhe një nga qytetet më të famëshme në Lindjen e Mesme. Si Franca, edhe Rusia, sot kanë shprehur shqetësim për shtimin e dhunës në Siri.

Presidenti francez Francois Hollande përsëriti thirrjen e OKB-së për ndalimin e gjakdershjes, duke thënë se roli i shteteve anëtare në Këshillin e Sigurimit është të ndërhyjnë “sa më shpejt që është e mundur”. Ndërkohë, Rusia paralajmëroi për një tragjedi dhe shtoi se ndihma nga jashtë për forcat rebele do të sillte gjakdershje të mëtajshme. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se nuk mund të pritet që qeveria siriane t’ja lerë me dëshirë pushtetin opozitës.
XS
SM
MD
LG