Lidhje

Siria dorëzon një sasi armësh kimie


Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike tha se qeveria siriane dorëzoi një inventar të pjesshëm dje.

Në një intervistë sot për Zërin e Amerikës, zëdhënësi Michael Luhan tha se grupi pret të marrë informacione të tjera gjatë fundjavës.

Ai tha se organizata nuk do të nxjerrë hollësi lidhur me listën e armëve kimike të Sirisë.

Zyrtarët amerikanë dhe rusë ranë dakord javën e kaluar për t’i dhënë fund programit të armëve kimike të Sirisë. Marrëveshja përfshin një afat kohor prej 7 ditësh që Damasku të dorëzojë një listë të armëve të tij.
XS
SM
MD
LG