Lidhje

Armët kimike të Sirisë tani në Itali


Një ngarkesë armësh kimike siriane mbërriti në një port italian për shkatërrim, në përputhje me një marrëveshje ndërkombëtare të arritur në mes të luftës civile siriane.

Anija daneze, Ark Futura, e shoqëruar nga një helikopter ushtarak, i solli lëndët kimike në portin Xhoja Tauro nën masa të rrepta sigurie.

Një anije ushtarake amerikane, MV Cape Ray, po pret në port për t’i transportuar ato në ujërat ndërkombëtare, ku rreth gjysma e ngarkesës do të shkatërrohet në det. Pjesa tjetër do të shkatërrohet në impiante në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

Në këtë ngarkesë ka gaz mustardë dhe agjentë të përdorur për gazin sarin.

XS
SM
MD
LG