Lidhje

Assad shpall amnisti për disa krime


Presidenti sirian Bashar al Assad shpalli amnisti të përgjithshme për krimet e kryera para së martës, e fundit në një seri dekretesh të ngjashme që kur filloi kryengritja kundër regjimit të tij dy vjet më parë.

Media shtetërore njoftoi urdhërin, që vjen një ditë para festës kombëtare të pavarësisë në vitin 1946.

Zoti Assad ka lëshuar dekretin e fundit për amnesti tetorin e kaluar.

Ndërkohë krerët e 5 agjencive të OKB-së të ngarkuara me ndihmën e personave të ndikuar nga kriza siriane thanë se ka mungesë urgjence nga ana e qeverisë dhe palëve të tjera për t’i dhënë fund gjakderdhjes.

Zyrtarët bën thirrje për një zgjidhje politike dhe thanë se OKBja është pranë pezullimit të disa ndihmave humanitare.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG