Lidhje

Një Siri demokratike, e pamundur me Assadin


Sekretarja amerikane e Shtetit komenton në Stamboll, në një takim për Sirinë

Pas njoftimit mbi një tjetër masakër në Siri, trysnia ndërkombëtare po rritet me Sekretaren amerikane të Shtetit Hillari Klinton që tha se në Siri nuk mund të ketë paqe, dhe se vendi nuk mund të jetë i qëndrueshëm apo demokratik nëse Presidenti Bashar al-Asad mbetet në pushtet. Zonja Klinton i bëri këto komente sot gjatë një vizite në Stamboll.

Duke folur me gazetarët, Sekretarja Klinton tha se zoti Assad ka "dyfishuar mashtrimet dhe brutalitetit e tij" dhe se ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar të përgatisë plane për një Siri pa zotin Assad në krye."

Duhet të bashkojmë komunitetin ndërkombëtar pas një plani që është i arritshëm dhe që i jep besim atyre njerëzve brenda Sirisë, të cilët po protestojnë dhe marrin pjesë në demonstrata, po vuajnë dhe po japin jetën për të arritur respektimin e të drejtave të tyre njerëzore universale."

Gjatë qëndrimit në Stamboll Sekretarja Clinton u shpreh se në Siri nuk mund të ketë paqe, dhe se vendi nuk mund të jetë i qëndrueshëm apo demokratik nëse Presidenti Bashar al-Asad mbetet në pushtet.

Diplomatja e lartë amerikane mbërriti në Turqi mbrëmë për të marrë pjesë në një takim mbi Sirinë me kolegët e saj perëndimorë dhe arabë. Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit tha pas takimit se Sekretarja Klinton theksoi nevojën për presion më të madh ndaj qeverisë së zotit Asad dhe mbështetësve të saj, duke shtuar se mundësia e zbatimit të Kapitullit të 7-të të Kartës së OKB-së – i cili mund të autorizojë përdorimin e forcës – mbetet një nga mundësitë e tratativave "në një kohë të përshtatshme."

Ajo gjithashtu tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të përmirësojë bashkërendimin midis atyre shteteve që ofrojnë ndihmë të drejtpërdrejtë për opozitën siriane.

XS
SM
MD
LG