Lidhje

Kerry, Westervelle: Rusia të mos furnizojë Sirinë


Pas bisedimeve që patën në Uashington, Sekretari Kerry dhe Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westervelle thanë se furnizimi me armë i regjimit sirian do të zgjaste luftën civile

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania i bënë thirrje Rusisë të mos furnizojë me raketa të avancuara kundërajrore regjimin e Presidentit sirian Bashar al-Assad.

Pas bisedimeve që patën sot në Washington, Sekretari Kerry dhe Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westervelle thane se furnizimi me armë i regjimit sirian do të zgjaste luftën civile në vend.

Zoti Kerry po ashtu tha se transferimi i sistemit të avancuar të mbrojtjes nga raketat S-300 në Siri do të përbënte rrezik për sigurinë e Izraelit. Ndërsa zoti Westervelle e cilësoi një veprim plotësisht të gabuar dërgimin e armatimeve qeverisë së Assadit. Ai tha se një veprim i tillë mund të dëmtojë shanset për t’i sjellë në tryezën e bisedimeve sipas planit në Gjenevë, qeverinë siriane me opozitën.

Media ruse njoftoi sot se sipas një burimi të industrisë së armëve, Rusia nuk i ka dërguar raketa kundërajrore Sirisë dhe ndoshta nuk do ta bëjë një gjë të tillë për disa muaj. Agjencia e lajmeve Intrefax tha se sipas këtij burimi, i mbrojtjes ajrore nuk do t’i çohet Sirisë para shtatorit.

Dje Presidenti sirian Bashar al Assad la të kuptohet se vendi i tij ka marrë armatime të reja nga Rusia dhe kërcënoi se do të hakmerret ndaj Izraelit, në se ky i fundit do të kryejë sulme ajrore ndaj vendit të tij. Zoti Asad i bëri komentet në një intervistë për stacionin al-Manar.

Rusia është zotuar se do të vazhdojë me transferimin e raketave kundër-ajrore, duke thënë se kjo do të ndihmonte në frenimin e përfshirjes së huaj në luftën civile në Siri. Po ashtu, nuk ka patur komente nga Izraeli, që ka kërcënuar se do të përdorte forcën, për ta ndaluar transferimin e armatimeve Sirisë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG