Lidhje

Assad ankohet për ndërhyrje nga jashtë


Presidenti sirian Bashar al-Assad, duke u ankuar për ndërhyrjen nga jashtë në luftën civile 4-vjeçare të vendit të tij, tha se ai nuk do të lejonte vëzhgues ndërkombëtarë për zgjedhjet që do të mbahen në të ardhmen në Siri.

Zoti Assad, i cili u intervistua në zyrën presidenciale në Damask, po ashtu tha se zgjidhja e konfliktit në Siri do të vijë vetëm kur vendet e huaja të ndalin ato që ai i cilësoi përpjekje për të minuar qeverinë e tij.

Zyrtarët sirianë zakonisht përdorin termin “terrorizëm” kur bëhet fjalë për një person që kundërshton qeverinë, përfshirë luftëtarët rebelë që kanë luftuar me forcat siriane gjatë luftës civile.

Thirrjet e ndërkombëtarëve për të ndaluar luftimet në Siri dhe për një tranzicion politik me zgjedhje të lira, deri tani kanë dështuar t’i japin fund konfliktit, ku janë vrarë mbi 240 mijë persona që nga marsi i vitit 2011.

Zoti Assad, po ashtu kritikoi Shtetet e Bashkuara për “mbështetje ndaj rebelëve sirianë”, duke thënë se udhëheqësve të tyre nuk mund t’u zihet besë. Në anën tjetër, ai mburri aleaten e tij, Rusinë, dhe përpjekjet e saj të vazhdueshme për rigjallërimin e procesit të bllokuar të paqes.

Rusia ka propozuar një koalicion, i cili do të përfshinte një ekip të qeverisë siriane dhe shtete rajonale në luftën kundër grupit Shteti Islamik. Por zoti Assad ka hedhur dyshime për këtë koalicion, duke thënë se ai nuk mund të përfshijë vende që kishin mbështetur rebelët sirianë në luftën kundër tij.

XS
SM
MD
LG