Lidhje

Aktivistët në Siri: 18 të vrarë nga sulmet ajrore


Aktivistët në Siri thanë të dielën se nga sulmet ajrore që mendohet të jenë kryer nga avionë rusë në veri të vendit, janë vrarë të paktën 18 persona dhe janë plagosur 40 të tjerë.

Sipas njoftimeve, sulmi u krye në një treg plot me njerëz.

Grupi me bazë në Britani “Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut”, që monitoron dhunën në Siri, tha se sulmi ndodhi në Ariha, një qytet në provincën Idlib, rreth 20 kilometra larg kufirit me Turqinë.

Kjo zonë kontrollohet nga luftëtarë islamikë, përfshirë Frontin Nusra, me lidhje me Al Kaidën. Në atë zonë grupi Shteti Islamik nuk është aktiv.

Rusia e filloi fushatën ajrore në Siri në shtator dhe ka shkaktuar kritikat e SHBA-së dhe anëtarëve të tjerë të koalicionit, që thonë se sulmet ruse në Siri kanë patur në objektiv luftëtarët rebelë dhe militantët e Shtetit Islamik.

Në një takim që pati të dielën në Damask me këshilltarin e lartë iranian Ali Akbar Velayati, Presidenti sirian Bashar al-Assad tha se kundërshtarët e tij i kanë shtuar financimet dhe armatosjen pas fuqizimit të ndihmës për forcat qeveritare nga Irani dhe Rusia, sipas njoftimit të medias shtetërore.

XS
SM
MD
LG