Lidhje

Siri: Arrin në 74 numri i viktimave nga sulmet në Damask


Të paktën 74 vetë, shumica e të cilëve pelegrinë irakianë, kanë humbur jetën në kryeqyetin e Sirisë, Damask nga dy shpërthime që kishin në shënjestër një objekt të shenjtë fetar, sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, por në të kaluarën ekstremistët e Shtetit Islamik dhe Suni kanë kryer krime të ngjashme kundër objekteve të shenjta shiite në Siri dhe në Irakun fqinj.

Sulmet ishin ndër më vdekjeprurëset në kryeqytetin sirian gjatë luftës civile gjashtëvjeçare.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se shpërthimet ndodhën në zonën Bab al-Saghir, ku ka disa mauzoleume që tërheqin pelegrinë nga e gjithë bota.

XS
SM
MD
LG