Lidhje

Siri: Dhjetra të vrarë nga dy sulme vetëvrasëse


Dy sulme të njëpasnjëshme në qytetin Homs në Sirinë perëndimore shkaktuan të shtunën vdekjen e 42 personave, përfshirë një zyrtar të lartë zbulimi.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se disa autorë sulmesh hodhën veten në erë pranë selive të sigurisë së shtetit dhe zbulimit ushtarak.

Një degë e al-Kaidës mori përgjegjësinë për sulmet duke thënë se pesë nga ekstremistët e saj kishin goditur dy distrikte me mbrojtje të përforcuar në qendër të Homsit.

Homsi ka qenë nën kotrollin e plotë të qeverisë për afro tre vjet.

Të premten, në Sirinë veriore, dy sulme vetëvrasese me makina bombë shkaktuan vdekjen e 65 vetëve, përfshirë shumë civilë, luftëtarë kryengritës dhe të paktën dy ushtarë turq, sipas medias lokale dhe zyrtarëve turq.

XS
SM
MD
LG