Lidhje

Siri: 40 të vrarë nga dy sulme të njëpasnjëshme


Një grup monitorues thotë se dy shpërthime të njepasnjëshme me bomba në Damask, shkaktuan vdekjen e 40 vetëve dhe plagosjen e rreth 120 të tjerëve, duke e bërë një nga sulmet më vdekjeprurëse në kryeqytetin sirian gjatë luftës civile gjashtëvjeçare.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se shpërthimet e sotme në Damask, ndodhën në zonën Bab al-Saghir, ku ka disa mauzoleume që tërheqin pelegrinë nga e gjithë bota.

MInistria e jashtme e Irakut trha se shumica e të vdekurve ishin irakianë.

Ministri i brendshëm sirian, Mohammad Shaar tha se sulmet kishin pasur në shënjestër “pelegrinë nga vende të ndryshme arave” dhe se “synimi i tyre i vetëm ishte që të vrisnin”.

Askush nuk e ka marrë deri tani përgjegjësinë për sulmin.

Në Damask, një bazë e fortë e Presidentit Bashar al-Assad janë të rralla sulmet.

Megjithatë, vendet e shenjta shiite, vihen shpesh në shënjestër të sulmeve nga ekstremistët sunni të al-Kaidës dhe grupit Shteti Islamik në Siri dhe Irakun fqinjë.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG