Lidhje

Siri: I dërguari Brahimi takohet me al-Assadin


I dërguari ndërkombëtar për paqen Lakdar Brahimi tha se ai mbetet i shqetësuar lidhur me luftën civile në Siri pas takimit në Damask me presidentin al-Assad ku kërkoi një zgjidhje paqesore të konfliktit.

Zoti Brahimi tha sot se ai shkëmbeu pikëpamje me zotin Assad , por diplomati algjerian nuk dha hollësi dhe nuk foli për ndonjë përparim në këto bisedime. Agjencia siriane e lajmeve SANA citoi presidentin sirian të ketë thenë se ai mbështet çdo lloj përpjekje për paqe e cila mbron sovranitetin dhe pavarësinë e Sirisë.

Zoti Brahimi arriti në Damask mbrëmë në viziten e tij të tretë që nga koha kur mori postin e të dërguarit të posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes Arabe në shtator të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë, luftimet midis forcave qeveritare dhe atyre kryengritëse janë shkallëzuar në mbarë vendit, përfshirë përreth aeroporit të Damaskut. Mungesa e sigurimit në këto objekte e ka detyruar zotin Brahimi të udhëtoj për në kryeqytetin Sirian me veturë nga Libani.
XS
SM
MD
LG