Lidhje

Fillon inspektimi i arsenalit kimik të Sirisë


Ekspertët ndërkombëtarë do të fillojnë inspektimin e arsenalit kimik të Sirisë deri të martën, sipas një plani që do të miratohet nga grupi më i lartë monitorues armëve kimike.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike do të votojë të sonte për një projekt-rezolutë, ku bëhet thirrje për inspektime brenda 30 ditëve të të gjitha qendrave kimike të deklaruara nga qeveria siriane.

Projekt-rezoluta i kërkon gjithashtu Sirisë t’u japë inspektorëve qasje ndaj “çdo qendre të identifikuar nga Partia Shtetërore, si e përfshirë në programin e armëve kimike".

Në se miratohet, kërkesat do të bëhen pjesë e një projekt-rezolute të Këshillit të Sigurimit që do të formalizojë një plan që i kërkon Presidentit Bashar al-Assad të dorëzojë armët kimike deri në mes të vitit 2014.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ranë dakort dje mbi tekstin e rezolutës, pas disa javë negociatash të vështira mbi rrugët për të siguruar që zoti Assad të përmbushë planin për çarmatim.

Këshilli i Sigurimit mbajti një session urgjent me dyer të mbyllura mbrëmë, për të shqyrtuar projekt-rezolutën. Diplomatët thonë se votimi mund të zhvillohet sot pasdite.
XS
SM
MD
LG