Lidhje

Raporti i OKB-së mbi të drejtat e fëmijëve në Siri


Raporti i parë i Kombeve të Bashkuara mbi gjendjen e fëmijëve në Siri thotë se "tmerre të papërshkrueshme" janë kryer kundër të rinjve nga të dyja palët e përfshira në konflikt.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon ka kërkuar që të gjitha shkeljet e të drejtave të fëmijëve të ndalen menjëherë.

Raporti i publikuar dje akuzon forcat qeveritare siriane se kanë arrestuar dhe torturuar fëmijët, pjesërisht, për të ushtruar presion ndaj familjeve të tyre.

Në raport thuhet se fëmijët madje edhe të moshës 11 vjeçare janë rrahur, torturuar, dhe janë lidhur me zinxhirë në mure.

Raporti gjithashtu thotë se grupet rebele kanë rekrutuar fëmijët për operacione luftarake dhe role mbështetëse dhe i kanë angazhuar ata në ekzekutime të fëmijëve të tjerë.
Asnjëra palë nuk i është përgjigjur raportit të OKB-së.
XS
SM
MD
LG