Lidhje

Qeveria siriane, ultimatum opozitës


Qeveria siriane ka kërcënuar se do të tërhiqet nga bisedimet e paqes me opozitën, nëse të dyja palët nuk fillojnë “seanca serioze” deri nesër.

Ultimatumi, i transmetuar në televizionin shtetëror sirian, u dha ndërsa të dy palët nuk u takuan direkt siç pritej, sot në ditën e parë të bisedimeve zyrtare të paqes në Gjenevë.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit thotë se “ndryshe nga ç’thuhet në disa njoftime, bisedimet e Gjenevës nuk janë anulluar”. Ai tha se ndërmjetësi i OKB-së për bisedimet e paqes, Lakhdar Brahimi vazhdon të ketë në plan që të mbajë një takim trepalësh, por e ka shtyrë për të lënë më shumë kohë për t’u përgatitur.

Përfaqësuesit e qeverisë dhe të kryengritësve po takohen në ambjente të veçanta, ku zoti Brahimi po i takon palët veç e veç.
XS
SM
MD
LG