Lidhje

Një gjeneral sirian dezerton


Një gjeneral sirian, ish i besuar i Presidentit Bashar al Assad, thuhet se ka dezertuar dhe mendohet të jetë në Turqi. Në se njoftimi është i vërtetë, kjo do të ishte një goditje e rëndë për regjimin e presidentit Assad.

Sekretar i përgjithshëm i Këshillit Kombëtar Opozitar të Sirisë, Hasan Hashimi, konfirmoi sot njoftimin se Manaf Tlas është larguar nga Siria, por ai nuk mund të konfirmonte vend-ndodhjen e gjeneralit. Manaf Tlas ishte me njësinë elitë të ushtrisë, Gardën Republikane dhe është djali i një ish ministri të mbrojtjes.

Sipan Hasan, i Këshillit Vëzhgues Sirian për të Drejtat e Njeriut, i tha Zërit të Amerikës se gjenerali Tlas pritet ta shpallë publikisht largimin brenda disa ditësh.
XS
SM
MD
LG