Lidhje

Evakuohen 500 veta nga qytetet e rrethuara siriane


Kombet e Bashkuara dhe organizata Gjysëmhëna e kuqe siriano-arabe evakuuan 500 veta nga zonat e rrethuara në Siri.

Grupi përfshinë njerëz të sëmurë e të plagosur dhe familjet e tyre.

Ata u evakuuan të mërkurën nga Madaya dhe Zabadani në jugperëndim të Sirisë, afër kufirit me Libanin dhe nga al-Foua dhe Kefraya në krahinën e Idlibit afër kufirit me Turqinë.

Forcat pro qeveritare mbajnë të rrethuar Madayan and Zabadanin, ndërsa luftëtarët kryengritës janë përgjegjës për rrethimin në al-Foua dhe Kefraya.

Ndërprerja e armiqësive në Siri u ka mundësuar OKB-së dhe agjencive të ndihmës që të dërgojnë ndihma humanitare për qindra mijëra sirianë që jetojnë në zonat e rrethuara gjithandej vendit. Por, zyrtarët janë ankuar se qeveria siriane po kufizon qasjen e tyre dhe po vjedh një pjesë të furnizimeve.

Që nga fillimi i konfliktit në Siri, në mars të vitit 2011, 4.8 milion veta janë larguar nga vendi, ndërsa OKB thotë se 13.5 milion veta brenda Sirisë kanë nevojë për ndihma humanitare.

XS
SM
MD
LG