Lidhje

Fillon evakuimi nga katër qytete siriane


Falë një marrveshjeje të arritur mes grupeve rebele dhe qeverisë siriane, civilë dhe rebelë kanë nisur një operacion të koordinuar evakuimi prej katër qyteteve siriane.

Dhjetëra autobusë në qytetet Madai dhe Zabadani në afërsi të Damaskut që ndodhen nën kontrollin e opozitës, u mbushën sot me pasagjerë që përpiqeshin të iknin nga zona e rrezikshme.

Ndërkohë mijëra banorë, në qytetet Fua dhe Kafraja të kontrolluara nga qeveria pritet të evakuohen për në Alepo, gjithashtu nën kontrollin e qeverisë.

Marrëveshja parashikon evakuimin e më shumë se 30.000 personave.

Nisja e procesit të evakuimit u konfirmua nga “Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut” me qendër në Britani.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG