Lidhje

Luftime të ashpra në lartësitë Golan


Luftime të ashpra kanë shpërthyer mes forcave siriane dhe kryengritësve anti-qeveritarë në Lartësitë Golan, ndërkohë që Kombet e Bashkuara po përpiqen të sigurojnë lirimin e 44 paqeruajtësve të rrëmbyer javën e kaluar.

Luftime ka pasur pranë pikë-kalimit kufitar të Quneitra-s, në të njëjtën zonë ku luftëtarë të rrjetit ekstremist al-Nustra rrëmbyen paqeruajtësit. Nuk është e qartë nëse ushtria siriane ka marrë nën kontroll pikën kufitare.

Shoqata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se luftimet e djeshme rezultuan në të vrarë, por nuk dha shifra specifike.

Paqeruajtësit ndodheshin në zonë në kuadër të Forcës Vëzhguese të Kombeve të Bashkuara që mbikqyr rajonin e çmilitarizuar mes Sirisë dhe Izraelit. 44 paqeruajtësit e rrëmbyer janë nga Fixhi.

XS
SM
MD
LG