Qeveria siriane thotë se është gati për bisedime me opozitën e armatosur që kundërshton presidentim Bashar al-Assad.
Ministri i Jashtëm Walid al-Moallem tha sot në Moskë se Siria është e hapur për dialog me ata që duan të marrin pjesë.
Ministri i jashtëm po takohet me homologun e tij rust Sergei Lavrov, i cili tha javën e kaluar se nuk ka zgjidhje ushtarake të krizës siriane dhe se vazhdimi i luftimeve mes rebelëve dhe qeverisë do të çojë në shkatërrime të ndërsjellta.
Aktivistët e opozitës siriane njoftojnë se avionët qeveritarë sulmuan rebelët në lagjet e Damaskut dhe Alepos të djelën.
Aktivistët publikuan video në internet duke pretenduar të tregojnë shkatërrimet e sulmeve ajrore në pozicionet e kontrolluara nga rebelët në rrethinat e Damaskut dhe në Alepo. Nuk ka njoftime të menjëhershme për numrin e viktimave.