Lidhje

Thirrje për hetim për krimet në Siri


Një anëtare e Komisionit të Kombeve të Bashkuara për të Hetuar konfliktin në Siri i ka bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale të hetojë akuzat për krime në Siri.

Në komentet për shtyp sot, pasi ekipi publikoi një raport të ri, Karla del Ponte tha se ka ardhur koha që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të vërë në vend drejtësinë.

Raporti i Komisionit akuzon si ushtrinë siriane, ashtu edhe kryengritësit e armatosur për akte që mund të kategorizohen si krime lufte, përfshirë masakrimin e civilëve. Por ai thekson se qeveria është fajtorja kryesore, si rezultat i arrestimeve pa motivacion të rregullt, vrasjeve, torturave dhe përdhunimeve.

Qeveria siriane dhe kryengritësit nuk kanë bërë komente pas publikimit të raportit.

XS
SM
MD
LG