Lidhje

Qindra të rrëmbyer nga ISIS në lindje të Sirisë


Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se të paktën 400 civilë janë rrëmbyer nga ekstremistët e Shtetit Islamik gjatë një sulmi dje në qytetin lindor sirian, Deir al-Zour.

Organizata me qendër në Britani, thotë se gra, fëmijë dhe familjarë të tjerë të luftëtarëve pro-qeveritarë ishin mes të kapurve, pasi forcat e Shtetit Islamik morën nën kotroll rrethinën e Baghaliyahs. Grupi thotë se të paktën 135 vetë u vranë në luftime, shumica ushtarë sirianë.

Por agjencia shtetërore e lajmeve, SANA thotë se të paktën 300 vetë u vranë nga forcat e Shtetit Islamik gjatë sulmit ndaj Deir al-Zour.

Këto njoftime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG