Lidhje

Sulme izraelite, vriten 42 ushtarë sirianë


Një grup aktivist sirian thotë se shifra është bazuar në informacione nga burime të brendshme në spitalet ushtarake siriane

Një grup aktivist sirian thotë se sulmet ajrore izraelite në një kompleks të madh ushtarak në afërsi të Damaskut vranë dje të paktën 42 ushtarë sirianë.

Grupi tha sot se shifra është bazuar në informacione nga burime të brendshme në spitalet ushtarake siriane.

Qeveria siriane nuk ka deklaruar numrin e viktimave.

Burime anonime të zbulimit në Lindjen e Mesme thane se Izraeli kishte si objektiv raketa të dërguara nga Irani që ishin të magazinuara në një depo në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të Damaskut. Raketat thuhet të kishin si destinacion grupin militant Hezbollah në Liban që i përdor ato kundër Izraelit.

Një këshilltar i kryeministrit Benjamin Netanyahu, nuk konfirmoi se Izraeli kreu sulmet por tha sot se në se ka patur ndonjë veprim nga Izraeli, ai ka qënë kundër Hezbollahut dhe jo kundër Sirisë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG