Lidhje

SHBA kritikon qeverinë siriane për bombardimin e Aleppos


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka kritikuar qeverinë siriane për bombardimin e qytetit verior të Aleppos.

Aktivistët thanë se këto sulme kanë vrarë dhjetra vetë javën e kaluar në qytet që ka parë disa nga luftimet më të ashpra mes forcave siriane dhe rebelëve që kundërshtojnë presidentit Bashar al-Assad.

Presidenti sirian dështoi të përmbushte kufirin kohor të sotëm për dorëzimin e shumicës së armëve të tij kimike sipas një marrëveshje të arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Siria ka dorëzuar më pak se pesë përqind të armëve kimike. Organizata për Mospërhapjen e Armëve Kimike thotë se Damasku nuk po bën sa duhet për të plotësuar kriteret.
XS
SM
MD
LG