Lidhje

SHBA, Rusi, thirrje për ndalimin e luftimeve në Siri


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov po takohen në Paris, për të diskutuar mbi një plan për bisedimet e paqes këtë muaj, por ata nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje në se në bisedime duhet ftuar edhe Irani.

Ndërmjetësuesi ndërkombëtar Lakhdar Brahimi tha sot se ai e mbështet idenë që në bisedime të marrë pjesë edhe Irani, aleati më i madh i Sirisë. Ai tha se Irani është një vdend shumë i rëndësishëm në rajon dhe duhet të jetë i pranishëm në negociata.

Qëndrimi amerikan, përmes Sekretarit Kerry, është se Irani duhet të mbështesë vendosjen e një qeverie tranzicioni në Siri, me mirëkuptim reciprok, që zor ne mund të ndodhë, në se presidenti sirian Bashar al Assad nuk largohet nga pushteti.

Zoti Kerry tha se çështja e pjesëmarrjes së Iranit në bisedime nuk është ideologjike, por praktike.

Sekretari Kerry, Ministri i Jashtëm ruse Lavrov dhe ndërmjetësuesi ndërkombëtar Lakdar Brahimi diskutuan sot edhe mbi mundësinë e shkëmbimit të të burgosurve dhe lejimin e hyrjes së më shumë ndihmave humanitare në Siri.

Zoti Kerry tha se shpreson që konferenca, e cila është në plan të fillojë më 22 janar, do të jetë fillimi për të dhënë fund “konfliktit të tmerrshëm” që ka përfshirë Sirinë prej rreth tre vjetësh.
XS
SM
MD
LG