Lidhje

Bombardime dhe vrasje të reja në Siri


Grupi "Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut" tha se vdekjet sot ndodhën në Kfar Souseh, Dara dhe në lagje të tjera ku operojnë rebelët

Forcat siriane rifilluan sulmet në Damask duke vrarë të paktën 12 persona. Grupi Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani i tha Zërit të Amerikës se vdekjet sot ndodhën në Kfar Souseh, Daraja dhe lagje të tjera në jug ku operojnë rebelët.

Banorët thane se bombardimet nga toka dhe ajri ishin më të rëndat që kur ushtria rimori kontrollin në zonat e opozitës. Ata thane se rebelët që janë larguar nga qyteti muajin e kaluar gjatë një fushate brutale, kanë filluar të kthehen. Po sot , burimet mjekësore në Liban thanë se të paktën shtatë persona u vranë gjatë natës në Tripoli në përleshjet mes myslimanëve suni dhe alavitë për situatën në Siri.
XS
SM
MD
LG