Lidhje

Bisedimet e Gjenevës për Sirinë

  • Lisa Schlein

Raundi i parë i bisedimeve të paqes midis qeverisë së Sirisë dhe opozitës përfundojë sot, por nuk pritet të arrihet ndonjë përparim për çështjet kryesore. Një marrëveshje për t’u takuar përsëri – ka të ngjarë pas një jave – pritet të jetë i vetmi rezultat i ditës së shtatë dhe të fundit të negociatave në Gjenevë.

Ndërmjetësi i OKB-së Lakhdar Brahimi thotë se ai shpreson për bisedime më domethënëse raundin e ardhshëm, duke vënë në dukje se ky është “vetëm fillimi i procesit”:

“Ne do të ndahemi të premten dhe do të diskutojmë se çfarë do të bëjmë kur të rikthehemi. Dhe shpresoj se raundi i dytë të jetë më i organizuar”.

Qeveria kërkon që negociatat të fillojë me çështjen e terrorizmit. Përfaqësuesit e saj prezantuan një rezolutë që bën thirrje për përfundimin e financimit të “akteve terroriste”.

Opozita e refuzoi komunikatën si të “njëanshme” duke thënë se është e kotë të diskutohet për të pa u formuar më parë një qeverie e përkohshme.

Konflikti i Sirisë filloi rreth tre vjet më parë, duke vrarë më shumë se 100,000 njerëz dhe zhvendosur miliona të tjerë.


XS
SM
MD
LG