Lidhje

Qeveria, opozita siriane dakord për bazën e negociatave


Ndërmjetësi ndërkombëtar për Sirinë Lakdar Brahimi, thotë se nuk pret ndonjë arritje thelbësore në raundin e parë të bisedimeve të paqes për Sirinë që përfundojnë të premten, por se kishte shpresuar për një raund më produktiv.

Ai tha në një konferencë shtypi sot, se “akulli po thyhet ngadalë”.

Më parë, qeveria siriane dhe delegacioni i opozitës që po marrin pjesë në bisedimet e paqes në Gjenevë ranë dakort të përdorin komunikatën e Gjenevës të vitit 2012 si bazë për negociata.

Të dyja palët shprehën gadishmërinë për të përdorur dokumentin, megjithëse ka mosmarrëveshje për hapat e mëtejshëm në bisedime.

Një dispozitë në komunikatë bën thirrje për krijimin një qeverie tranzicioni. Negociatorët thanë se opozita kërkon t’i fillojë bisedimet duke u përqëndruar në këtë dispozitë, ndërsa qeveria kërkon t’i hapë ato me terrorizmzin dhe qeverinë e tranzicionit ta diskutojë si pikë të fundit.

Megjithatë një zëdhënës i opozitës tha se ky ishte një hap pozitiv përpara.

Ky zhvillim ndodhi sot, në ditën e pestë të bisedimeve. Të dyja palët janë takuar me ndërmjetësuesin e OKB-së dhe të Ligës Arabe
Lakhdar Brahimi.
XS
SM
MD
LG